Emocionuse, Luani i ri pranon orën origjinale që e barte Shkëlzen Haradinaj në ditën kur ra dëshmor
16 prill 2023
| 21:38
Sot është shënuar 24 vjetori i rënies së heroit të kombit Shkëlzen Haradinaj, me ç’rast janë shënuar disa aktivitete në nderim të jetës dhe veprës së tij.
Pikërisht në ditën kur shënohet rënia heroike e tij, djali i tij Luan Haradinaj, njëherësh oficer i shquar i Ushtrisë së Kosovës, ka njoftuar se ka pranuar dhuratë orën origjinale të cilën e barte Shkëlzeni ditën kur ra heroikisht në betejë kundër forcave armike.
Shkrimi i plotë:
Ora që do ju mbijetojë kohëve, aq sa do të jetë i gjallë emri i Shkëlzenit. Akrepat që u ndalen atë ditë në dorën e tij, do të tregojnë gjithmonë kohën e saktë se kur nisi liria.
Falemnderit Shpetim që e ke ruajtë në vite këtë simbol kaq të vyeshëm për ne e na nderove kaq shum sot në këtë ditë krenarie!