Empoli e dëshiron Kumbullën
14 gusht 2024
| 10:55
Marash Kumbulla ka përfunduar në radarin e Empolit. Klubi toskan është në kërkim të një mbrojtësi për sezonin e ardhshëm, që po “troket” dhe emrin i mbrojtësit shqiptar është më i lakuari orët e fundit. Për të përforcuar këtë gjë, ka qenë vetë gazetari italian i specializuar në çështjet e merkatos Gianluca Di Marzio që ka publikuar lajmin, lidhur me transferimin e mundshëm të mbrojtësit kuqezi.
Kumublla pritet të largohet nga kryeqyteti, pasi Daniele De Rossi nuk e shikon si pjesë të projektit të tij për sezonin e ardhshëm. Në orët në vijim pritet të mbërrijë në Romë edhe oferta e parë për Kumbullën, i cili ishte i huazuar në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar te Sassuolo.