Empoli eliminon Juventusin nga Kupa e Italisë

26 shkurt 2025 | 23:21

Juventus vijon momentin e errët edhe në Kupën e Italisë.

Skuadra e Thiago Motta-s është eliminuar nga Empoli në çerekfinale nga ruleta e penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1.

Skuadra ku aktivizohet Ardjan Ismajli zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, ndërkohë që mbrojtësi shqiptar luajti në 45 minutat e para. Maleh kaloi në avantazh miqtë me një goditje të bukur me të djathtën nga distanca.

Juventus barazoi në pjesën e dytë me Thuram, i cili shënoi me një veprim shumë të mirë teknik.

Ndeshja shkoi në ruletin e penalltive, atje ku gabuan Vlahovic dhe Yldiz, duke i dhuruar kalimin Empolit për në fazën tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hendbollistet e Istogut e kanë fituar derbin e stinorit pranveror…