Empoli fiton thellë ndaj Juventusit “të plagosur”
Empoli ka arritur të marrë një fitore në shtëpi kundër Juventusit sot në mbrëmje me rezultatin 4-1.
Caputo kaloi në avantazh Empolin në minutën e 18-të falë një penalltie, pasi Milik shkaktoi një faull brenda zonës. Ende pa mbaruar festa e golit të parë, Empoli gjen edhe të dytin në minutën e 21-të me anë të Lupertos pas një rrëmuje në zonën e bardhezinjve.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 në favor të vendasve.
Pjesa e dytë në fakt u mendua se Juventus do të reagonte, por që në fillim të intervalit të dytë kohor nisi në favor të Empolit.
Një kundërsulm perfekt, rezultoi me golin e tretë për Empolin të realizuar përsëri nga Caputo në minutën e 48-të falë një asistimi nga krahu i djathtë nga Akpa Akpro.
Gjatë pjesës së dytë, Juve ka tentuar të reagojë dhe ka shënuar golin e parë në minutën e 85-të me anë të Chiesa. Dukej sikur do të mbyllej me këtë rezultat, por Empoli shënon edhe golin e katërt në minutën e 93-të me anë të Piccoli.
Kjo humbje i shkakton edhe më shumë dëme Juventusit, pasi tashmë ata mbeten në vendin e shtatë të renditjes së Serie A me 59 pikë, një pikë më pak se Roma e vendit të gjashtë që ndodhet në zonën e Conference League. Gjithsesi, bardhezinjtë kanë ende shpresë pasi kanë dy ndeshje të mbetura, ku njëra prej tyre është përballje direkte me Milanin. 6 pikë do të ishin shumë të rëndësishme për hyrjen e tyre në Champions League për sezonin e ardhshëm.