Empoli mposht Napolin
12 nëntor 2023
| 15:05
Empoli e ka befasuar Napolin, duke e mposhtur me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 12-të në Serie A.
Vendasit kanë kaluar fillimisht në epërsi me anë të Giovanni Simeones, në minutën e 28’, por goli i tij është anuluar nga VAR-i.
Në pjesën e dytë, Viktor Kovalenko, e ka kaluar në epërsi Empolin në minutën e 91’, për golin e fitores.
Nga fillimi për fitoren e Empolit kanë luajtur Ardian Ismajli dhe Etrit Berisha. Ndërsa Amir Rrahmani në anën e napolitanëve.
Empoli pas fitores kalon në vendin e 19-të me tetë pikë, teksa Napoli mbetet në vendin e katërt me 22 sosh.