Empoli mposhti Napolin, Berisha bëhet ‘hero’

12 nëntor 2023 | 15:47

Empoli fiton në stadiumin “Diego Armando Maradona”, ndërsa mund Napolin me rezultatin 0-1, me portierin Etrit Berisha që ishte protagonist absolut në këtë përballje.

Napoli pëson disfatën e parë pas tre ndeshjeve, teksa Empoli rikthehet te triumfi pas pesë javëve.

Sfida ishte shumë e fortë, me skuadrën e Napolit që nuk i ndali sulmet në asnjë moment, por që u përballën me mburojën e Etrit Berishës, me portierin e kombëtares shqiptare që ishte i pakalueshëm këtë të dhe që ka bërë super pritje të një pas njëshme.

Takimi vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 90+1’, kur Kovalenko goditi dhe e dërgoi topin në shtyllë dhe rrjetë, duke i dhënë 3 pikët skuadrës së Empolit.

Pas javës së 12-të të Serie A, Napoli renditet në vend të katërt me 21 pikë, teksa Empoli i shpëton zonës së rrezikut dhe ngjitet në vend të 17-të me 10 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sali Bislimi Sonte kombëtares së Izraelit duhet t’i rezervohet një…