Empoli pret ofertat për Ismajlin
Drejtuesit e skuadrës së Empolit, tashmë kanë marrë vendimin përfundimtar për mbrojtësin Ardian Ismajli.
Tek Empoli kanë vendosur ta nxjerrin në shitje Ismajlin në afatin kalimtar të janarit dhe janë në pritje të ofertave për kartonin e tij, pasi 28-vjeçari ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në fund të sezonit. Interesim të fortë për Ismajlin kanë shprehur Juventusi dhe Napoli, me këta të fundit që po vlerësohen favorit për transferimin e tij.
Megjithatë, për të siguruar shërbimet e Ismajlit, skuadrat e interesuara duhet të paktën të ofrojnë 3 milionë euro pasi kjo është shuma e caktuar nga Empoli. Ismajli po shkëlqen këtë sezon në Serie A dhe më herët është raportuar se ka arritur marrëveshje me Napolin, por tek Empoli insistojnë se ende nuk kanë ofertë zyrtare për kapitenin dhe se janë në pritje të ofertave.
Këtë sezon, Ismajli ka 17 ndeshje në Serie A, kampionat në të cilin luan prej vitit 2020 pasi para Empolit ka bërë karrierë edhe te Spezia.