Emra dhe Konjusha pensionohen nga basketbolli
05 tetor 2023
| 21:30
Në finalen e Superkupës mes pjesëve janë pensionuar dy basketbollistet shumë të trofeshme dhe të cilat ishin pjesë e Përfaqësueses A të Kosovës, Ulpiana Emra dhe Irma Konjusha.
Pensionimi i basketbollisteve Emra dhe Konjusha u bë me ceremoni zyrtare të përgatitur nga Federata e Basketbollit të Kosovës në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në basketbollin e Kosovës.
Mirënjohjen për Ulpiana Emrën e ndau Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Nënkryetarja e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Linda Shala.
Ndërsa mirënjohja për Irma Konjushën u nda nga Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku dhe Anëtarja e Bordit të FBK-së, Teuta Abdullahu.
Emra dhe Konjusha janë ndër basketbollistet më të trofeshme në Kosovë, të cilat kanë arritur të fitojnë shumë trofe, si dhe janë stolisur me medaljen e bronztë në Kampionatin e Shteteve të Vogla në vitin 2021, ku kanë përfaqësuar Kosovën A.