Emra: Pata aprovimin paraprak për të vizituar Presidentin Thaçi, por mu anulua në çastet e fundit

28 nëntor 2023 | 03:04

Ish Ambasadori i Republikës së Kosovës në Norvegji, Uliks Emra ka bërë të ditur përmes llogarisë së vet në “Facebook”, se iu është anuluar vizita në momentet e fundit nga zyrtarët e Gjykatës së Hagës.

“Pata lejen dhe aprovimin paraprak për të vizituar Presidentin Thaçi, me deshirën për të ururar ate dhe bashkluftëtarët e tij për festat e Nëntorit.

Por fatkeqësisht, në çastet e fundit pa ndonjë arsyetim dhe paralajmërim paraprak edhe në rastin tim ndodhi ndalesa e pa-arsyeshme.”, ka shkruar Emra.

Njoftimi i plotë i Uliks Emrës:

Të gjithë shqiptarëve kudo që janë urime festat e Nëntorit, derisa urim të veçantë i dedikoj Çlirimtarëve tanë.

Pata lejen dhe aprovimin paraprak për të vizituar Presidentin Thaçi, me deshirën për të ururar ate dhe bashkluftëtarët e tij për festat e Nëntorit.

Por fatkeqësisht, në çastet e fundit pa ndonjë arsyetim dhe paralajmërim paraprak edhe në rastin tim ndodhi ndalesa e pa-arsyeshme.

Por, duke e ditur moralin e lartë dhe të fortë të çlirimtarëve, ky vendim nuk më theu, përkundrazi më bëri më të fortë.

Në aspektin personal, krahas festës së Flamurit, emocioni im lidhet me 27 Nëntorin 1997, dita kur për herë të parë doli në skenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Isha i ri, plot frigë, pasiguri por edhe i pashpresë për të ardhmen, ashtu si të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kjo Ushtri dhe këta heronjë na mbushën me vullnet, dhe na kthyen besimin e ëndrrën për Liri dhe Pavarësi.

Republika e Kosovës, shtet i Pavarur, Demokratik dhe Sovran, i njohur në arenën ndërkombëtare, jeton ditët e saja, duke i falenderuar sakrificës së atyre që rrokën armën për liri, që ranë martirë e dëshmorë, e që së bashku me forcat e NATO-s sollën Lirinë dhe Pavarësinë.

Këta burra sot janë në sprovë, për të dëshmuar të drejtën, pafajësinë dhe dëshminë e qartë se UÇK ishte Ushtri Çlirimtare që kishte për qëllim largimin e okupatorit famkeq dhe shtetit gjenocidal që e deshti Kosovën pa shqiptarë, që burgosën, dëbuan, vranë, ekzekutuan dhe shkaktuan krimet më të tmershme kundër njerëzimit dhe spastrimin etnik.

Nuk ka forcë qe e njollos luftën e pastër dhe të drejtë të UÇK-së, dhe ashtu si deri tani, edhe njeherë, njëqind dhe një milion herë nëse duhet do të dëshmohet pastërtia e luftës sonë për liri dhe pavarësi.

E pranoj, as në ëndrën më të keqe nuk e kisha menduar që pas 26 vitesh do të urojmë dhe do të festojmë këtë ditë pa heronjët tanë që fatkeqësisht gjenden në kushte dhe ambient të tillë!!

Por të jeni të sigurt drejtësia do të triumfoj dhe kjo do të jetë beteja e fundit me të cilën ballafaqohen çlirimtarët tanë.

Deri në takimin tonë të radhës??

Me respekt,

Uliksi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 29.11.2023 Punime të…