MSh-ja licencon 29 laboratorë privatë për analiza për Covid-19 (Emrat)

10 gusht 2020 | 15:17

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka publikuar listën e institucioneve shëndetësore private të cilat janë licencuar për kryerjen  e testimeve serologjike dhe PCR për koronavirus. Bordi për licencim të institucioneve private shëndetësore deri tash ka shqyrtuar 34 aplikacione (prej mbi 100 sa kanë aplikuar) të institucioneve private shëndetësore, të cilat kanë bërë kërkesa për lejimin e shërbimit të testimeve për SARS-Cov 2.

Nga aplikacionet e shqyrtuara për testime molekulare dhe serologjike për SARS Cov-2, Bordi ka konstatuar se në bazë të dëshmive të prezantuara në aplikacion, 29 prej këtyre institucioneve i plotësojnë kriteret për kryerjen e testimeve për SARS Cov-2. Prej 29 këtyre institucioneve shëndetësore të licencuara, 27 do të aplikojnë testime serologjike, ndërsa 2 të tjera do të kryejnë testime molekulare (RT-PCR).

Bordi për licencim të institucioneve private shëndetësore, do të vijojë me shqyrtimin edhe të aplikacioneve të tjera gjatë gjithë javës, dhe në listën e radhës, do të publikohen edhe emrat e institucioneve të tjera të cilave do t’u lejohet gjithashtu kryerja e testeve për SARS-Cov-2. Gjithashtu, nga sot (e martë), Inspektorati Shëndetësor do të kryejë inspektime në institucionet të cilave u është lejuar kryerja e testimeve, për të inspektuar gatishmërinë e tyre për t’i kryer testimet dhe verifikuar të dhënat e prezantuara nga këto institucione me rastin e aplikimit dhe dhënies së Deklaratës nën betim për kushtet e plotësuara për kryerjen e testimeve sipas Udhëzimit Administrativ 01/2020 për plotësimin dhe ndryshimin e Udhëzimit Administrativ 09/2014 Kushtet për punë sa i përket hapësirës, kuadrit profesional dhe pajisjeve medicinale të institucioneve private shëndetësore jashtë spitalore dhe Udhëzimit Administrativ 02/2020 për plotësimin dhe ndryshimin e udhëzimit administrativ 06/2015 kushtet e përgjithshme dhe të veçanta spitalore.

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Fushë-Kosovës është duke vazhduar të realizojë projektet e…