Emrat e ministrave në Qeverinë Hoti, Veliu në krye të MPB-së
26 prill 2020
| 21:05
Në kohën kur thuhet se LDK-AAK-Nisma dhe minoritetet janë pajtuar për marrëveshjen për bashkëqeverisje, kanë dalë edhe emrat për ministra.
Lidhja Demokratike e Kosovës mund t’i ketë këta ministra: Anton Quni, Besian Mustafa, Arban Abrashi, Lumir Abdixhiku, Armend Zemaj, Vlora Dumoshi.
Po ashtu pritet të rikthehet në MPB Agim Veliu i shkarkuar nga ana e Albin Kurtit.
Hykmete Bajrami do të jetë zëvendëskryeministre. Nga AAK ministra pritet të jenë: Besnik Tahiri, Blerim Kuçi, Selim Selimi dhe Meliza Haradinaj. Limaj mund të rikthehet si zëvendëskryeministër, njofton KlanKosova.