Emrat për Guvernator të BQK-së procedohen për votim në Kuvend
24 janar 2018
| 15:31
Komisioni për Buxhet dhe Financa, të mërkurën, i ka proceduar në Kuvend të Kosovës emrat e katër kandidatëve që kanë hyrë në listën e ngushtë për Guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Fehmi Mehmeti, Shkëndije Himaj, Besnik Bislimi dhe Safet Merovci janë katër emrat që priten të votohen për të parin e BQK-së.