Emrat për ministra nga AAK-ja, i pranon LDK-ja

25 prill 2020 | 09:20

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Arban Abrashi, ka bërë me dije se Këshilli i Përgjithshëm i partisë ka mbajtur një mbledhje, në të cilën me 98 për qind për është votuar për vazhdimin e procedurave për formimin e qeverisë së re.

“Sfidat që e presin Kosovën janë rimëkëmbja  ekonomike, dialogu, riparimi i marrëdhënieve me ShBA-në dhe lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Besoj se shpejt do ta finalizojmë marrëveshjen. Kryetari Mustafa i është drejtuar me një letër partive të tjera dhe, përpos parimeve të përgjithshme që është biseduar, është diskutuar edhe për profilin e ministrave që të jenë me kredibilitet dhe që s’kanë probleme me ligjin”, ka thënë Abrashi.

“Nuk kemi problem me emrat e propozuar nga AAK-ja”, ka shtuar ai derisa është konfirmuar nga pyetja se besimin e AAK-së për të qenë pjesë e qeverisë së re e kanë marrë Besnik Tahiri, Meliza Haradinaj, Blerim Kuçi, Selim Selimi dhe Ramë Likaj.

Abrashi ka thënë se sot kanë filluar negociatat me partitë e tjera derisa ka thënë se nuk dihet se kush do të jenë ministrat e ri nga LDK-ja. “Besoj se në ditët në vijim do ta thërrasim kryesinë për të folur për emrat e ministrave. Synojmë të mbajmë 15 ministri. Po bisedojmë edhe për ndarjen e dikastereve”, ka treguar Abrashi në Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, numri i të…