Emre Can mohon marrëveshjen me Juven
16 janar 2018
| 15:00
Emre Can ka mohuar të këtë arritur marrëveshje me Juventusin për t’iu bashkuar në afatin kalimtar të verës.
Reprezentuesi i Gjermanisë, nuk e ka përjashtuar mundësinë e vazhdimit të kontratës me Liverpoolin.
“Nuk është e vërtetë që kam firmosur me Juventusin dhe me asnjë skuadër tjetër, bashkë me menaxherin tim po shqyrtojmë shumë mundësi. Deri në qershor do të qëndroj te Liverpooli dhe nuk do të ishte aspak një çudi nëse do rinovoja me ‘The Reds’”, ka thënë Emre Can.