Emre Can: Mund ta fitojmë titullin
29 mars 2020
| 21:30
Borussia Dortmundit do të rikthehet në stërvitje të hënën, sigurisht nën masa tepër të rrepta duke qenë se koronavirusi është akoma mjaft i rrezikshëm.
Stërvitja do të bëhet në grupe me nga 2 lojtarë, ndërkohë një nga lojtarët që ka folur në lidhje me këtë është mesfushori Emre Can. Gjermani thotë se mezi pret të rikthehet në fushë dhe se skuadra e tij ka akoma shanse të fitojë Bundesligën edhe pse do të jetë e vështirë.
“E rëndësishme është të rikthehemi në fushë. Titulli është shumë i vështirë, sepse kemi përballje direkte me Bayernin dhe Lajpzigun. Ne kemi një skuadër të mirë, por nuk do të jetë e lehtë. Gjithsesi, mendoj se titulli është akoma i mundur,” deklaroi Emre Can për mikrofonat e “Sport1”.