Emre Can, synim i Dortmundit
22 janar 2020
| 17:00
Borussia Dortmundi synon të përforcohet në repartin e mesfushës. Emri kryesor në listën e klubit verdhezi është ai i Emre Canit, i cili te Juventusi asnjëherë nuk ka arritur të marrë një rol protagonisti dhe me uljen e Maurizo Sarrit në stol më tepër ka qenë jashtë formacionit.
Turko-gjermani kryeson listën e lojtarëve që do të largohen nga bardhezinjtë, ndërkohë që për të ka treguar interes edhe Evertoni, pasi lojtari pëlqehet shumë nga Carlo Ancelotti.