
Emre Can zhgënjehet nga Juvetusi
04 shtator 2019
| 18:20
Mesfushori i Juventusit, Emre Can, ka mbetur i tronditur pasi u la jashtë skuadrës së Ligës së Kampionëve te Juventusi nga menaxheri Maurizio Sarri.
“Javën e kaluar klubi më premtoi diçka tjetër. Të martën trajneri [jo Sarri] më telefonoi dhe më tha brenda më pak se një minutë që nuk isha në skuadër. Jam i tronditur dhe i zemëruar”, ka thënë Can, i cili është bashkuar me Juventusin si transferim i lirë nga Liverpooli në qershor të vitit 2018.