Emri i Taynës shfaqet në urën e Bosforit, kush fshihet pas kësaj surprize? (Video)
22 janar 2021
| 01:17
Tayna pranoi befasinë më të bukur në Stamboll.
Rep-artistja Tayna këto ditë po i shijon në maksimum pushimet në Turqi.
Artistja, nga atje nuk ka harruar të ndajë me ndjekësit fotografi e video të shumta, teksa tregon se si po kalon atje.
Me videon e fundit, Tayna tregon se si emri i saj u shfaq në urën e Bosforit, bashkë me disa fjalë për reperen.
“Sinonim i femrave rebele, Tayna. Guximi per “çmenduri” Tayna”, ishin fjalët që u paraqitën në urën e famshme.