EMRI YT ESHTE RRUGA E NDERIT

25 maj 2022 | 23:11

EMRI YT ESHTE RRUGA E NDERIT

(Deshmorit Mentor Retkoceri)

Shkruan: Haki Morina

Ti u bëre si tërmet

djalë i forte o llapjan

s’prite tjerët u nise vet

në betejat anembanë

Nuk te mposhti as gënjeshtra

e as retë e pikëllimit

ti nuk humbe në muzgje të vjetra

as në kurthet e mashtrimit

Ike lart atje tek qielli

fluturove si një shpend

me vete more copa dielli

e na solle në këtë vend

O Mentori i Kosovës

o Mentor Retkoceri

ti që kishe sy t’shqiponjës

emri yt është rruga e nderit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi zgjedhor i Aleancës së Gruas ka mbaruar punimet, në…