Enca flet për jetën private: Nuk pretendoj të martohem me ndonjë sheik por…

09 qershor 2022 | 14:19

Mbrëmjen e djeshme, Enca Haxhia foli për herë të parë për skandalin “Dubai Porta Potty”. Që kur ky skandal bëri bujë, akuzat ndaj vajzave shqiptare nuk kanë munguar, përfshirë këtu dhe Encën, e cila mori së fundmi dhe nënshtetësinë. Ajo tha se është ndjerë e fyer mbi atë që është shkruar për të.

Ndërkaq, këngëtarja foli gjithashtu dhe për jetën personale. Ndonëse preferoi që të mos zbulonte nëse ka dikush që ia ka rrëmbyer zemrën, Enca, e cila së fundmi është bërë rezidente në Dubai, tregoi dhe disa kushte që duhet të plotësojë personi që do të ketë në krah.

“Nëse një vajzë është e suksesshme dhe ka bërë shkollë, çfarë do t’i ofrojë një mashkull përveç dashurisë. Në botën ku jetojmë nuk pretendoj që të martohem me një sheik në të ardhmen, por nuk besoj se do ta konsideroja që ndoshta një djalë që nuk është po aq i suksesshëm sa unë, që nuk ka ambicie.

Kjo është shumë e  rëndësishme jo vetëm në aspektin financiar por dhe se sa e përmbushur. Një njeri që nuk është i përmbushur do të të bëjë ty të ndihesh keq, për faktin se je e suksesshme se ia ke dalë vetë dhe nuk do të ketë se çfarë të të ofrojë.

Nëse do ta kisha dikë shumë serioz por dhe nëse do të ndihesha e plotësuar do ta bëja pjesë të jetës publike. Ende nuk e kam gjetur”, tha Enca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, nesër (e premte) do të qëndrojë…