Enca ofendon keq komentuesen!
16 nëntor 2018
| 16:35
Këngëtarja Enca Haxhia ka shpërthyer në rrjete sociale përmes një postimi ku shprehet se i urren njerëzit hipokritë.
Ajo ka theksuar se e mërzit fakti që e etiketojnë si vajzë jo të mirë për shkak të veshjes apo klipeve të saj muzikore.
“Çdo herë që një k*****më drejtohet me budallallëqe për mua, duke thënë se nuk jam një “vajzë e mirë” dhe një model për tu ndjekur duke u bazuar në veshjet apo videot e mia muzikore unë kam një përgjigje për ju: K**** unë jam një yll popi dhe ti nuk je. I urrej njerëzit hipokritë, ju lutem mos më ndiqni” shkruan ajo krahas fotos.