Enca paraqitet me masa mbrojtëse ndaj coronavirusit
12 mars 2020
| 23:50
Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, ka reflektuar pas zyrtarizimit të rasteve me coronavirus në Shqipëri, ku deri më tani siç u raportua numri i të prekurve ka arritur në mbi 20 persona.
Marrë parasysh se të gjithë janë të shqetësuar për situatën aktuale, reagimet dhe këshillat nga të famshmit në rrjetet sociale nuk kanë munguar.
Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe 24-vjeçarja, e cila ka sjell një fotografi të vetes që tregon se ka marrë masa mbrojtëse ndaj virusit vdekjeprurës.
“Mbrojeni veten tuaj”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos, ndërkohë që në videon tjetër të ndarë me ndjekësit shfaqet duke pastruar duart, si një nga gjërat primare për të parandaluar këtë pandemi globale.