Ende asnjë rast me koronavirus në Mal të Zi
17 mars 2020
| 08:50
Shteti ballkanik, Mali i Zi, është i vetmi vend në Evropë pa një rast të konfirmuar të koronavirusit që ka përfshirë gjithë globin dhe ka infektuar mbi 125 000 persona. Nga ana tjetër, ky shtet ka vendosur që karantina të vendoset në Komunën e Ulqinit, e cila është dhe po kundërshtohet fuqishëm nga banorët e zyrtarët e kësaj ane të banuar e udhëhequr nga shqiptarët.