Ende asnjë votues në disa vendvotime në Zveçan

21 prill 2024 | 09:42

Qendra e votimit në shkollën “Isa Boletini” në Zhazhë të Zveçanit ka 246 votues në këtë qendër, por ende asnjë s’ka dalë në votime.

Qendra është hapur në orën 7:00, teksa materiali votues ka ardhur me kohë dhe është në rregull. Kamera është e ndezur dhe po funksionon.

Me kohë është hapur edhe qendra e votimit në fshatin Lipë të Zveçanit, fshat ky me shumicë shqiptare.

Megjithatë, ende edhe ky vendvotim nuk ka pasur asnjë votues.

Në të gjithë komunën e Zveçanit janë 7 mijë e 209 votues, ndërkaq në këtë qendër janë të regjistruar 204 votues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zoran Stojanoviq, kryesues i Komisionit Komunal Zgjedhor në komunën e…