Ende ka vend në botë që s’ka asnjë të infektuar me Covid
17 maj 2020
| 10:11
Tash për tash, ky është vendi më i sigurt në botë për të jetuar, pa frikë se mund të infektohesh nga ndonjë qytetar.
Antarktiku nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Covid-19.
Rajoni ishte në rrezik të ngushtë me COVID-19 kur shpërthimet goditën anijet e lundrimit të fundit të sezonit, por virusi nuk arriti në brigjet e tij të ngrira.
Edhe pse këtu nuk ka një popullsi vendëse autoktone, përveç nëse llogarisim pinguinët, balenat, fokat, rreth 5 000 njerëz, kryesisht shkencëtarë dhe studiues, banojnë në bazat e saj.