Ende nuk dihet numri që do të mbajë Ronaldo në United

01 shtator 2021 | 12:07

Cristiano Ronaldo është prezantuar zyrtarisht me fanellën e Manchester United. Pas 12 vitesh ai vishet si “Djall i kuq” ndërkohë që nuk është bërë ende i ditur numri që do të mbajë.

Sigurisht që portugezi do numrin 7 që momentalisht e mban Cavani, por klubi po bën përpjekje që Premier Ligë të ndryshojë rregullin.

Nga ana tjetër edhe për debutimin e Ronaldos do të pritet edhe për pak. Portugezi rikthehet në “Old Trafford”, aty ku fitoi gjithçka në nivel klubi para se të kalonte tek Real Madrid e më pas Juventus.

Ai ishte shumë afër transferimit tek PSG dhe Manchester City, por në fund duket se ndërroi mendje për një rikthim të bujshëm tek “Djajtë’’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka theksuar sot në…