Ende nuk ka filluar pjesa e dytë e finales së Kupës, goditet me gjësende portieri i Ballkanit
22 maj 2024
| 16:20
Pjesa e dytë e finales së Kupës në futboll mes Ballkanit dhe Prishtinës ende nuk ka filluar. Në fakt, tifozët e Prishtinës, “Plisat” e kanë goditur me gjësende portierin e Ballkanit, Enea Koliçi. Portierit po i jepet ndihma mjekësore.
Ndeshja finale e Kupës po zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, kurse rezultati pas pjesës së parë është 1-0.