Ende nuk ka filluar renovimi në Institutin e Mjekësisë Ligjore
Instituti i Mjekësisë Ligjore para më shumë se dy jave u kaplua nga zjarri dhe ende nuk ka filluar asnjë pjesë e atij objekti të renovohet. Nga ky institucion thanë se kjo nuk ka ndodhur për shkak se procedura e vlerësimit të dëmeve po vazhdon akoma.
Për gati tre javë që kur ka ndodhur zjarri në Institutin e Mjeksësisë Ligjore aty nuk ka filluar sanimi i dëmit të shkaktuar nga ai zjarr.
Dritaret e hapura e ambienti totalisht i shkatërruar në dy zyre nuk kanë ndryshuar ndonëse punët po kryhen nga ky institucion.
E pse nuk kanë filluar renovimet, tregoi ushtruesi i detyrës së drejtorit të IML-së.
“Nuk ka fillu asnjë renovim sepse ende jemi në procedura të vleresimit të dëmit dhe sigurisë së objektit. Kështu që nuk ka çka me u pa në këtë fazë. Kur të fillojë renovimi mund të kontaktojmë prapë”, ka thënë Ditor Haliti, u. d. drejtor në IML.
Se kur mund të fillojnë renovimet apo në cilën fazë të vlerësimit të dëmit gjendet ky objekt, nuk kanë kthyer përgjigjie nga Ministria e Drejtësisë.
Por, shpresa që renovimi mund të filloj shpejtë nuk ka ish-sekretari në MInistrinë e Drejtësisë, Ardian Bajraktari.
“Jemi relativisht në fund të vitit fiscal prandaj në rrjedhë të kësaj kjo tragjedi ka qenë e paparashikueshme andaj edhe mjetët buxhetore përkitazi me këtë çështje nuk ka pas dhe meqe jemi në fundvit konsideroj se MD-ja do të duhet të ndante mjete buxhetore për renovim”, ka deklaruar Bajraktari.
Televizioni ka pyetur edhe Prokurinë se në cfarë faze të hetimeve është rasti për zjarrin aty, por nuk ka marr përgjigjie. /Dukagjini/