Ende nuk ka marrëveshje mes Busquets dhe Barcelonës   

12 gusht 2022 | 13:18

Ende nuk është gjetur asnjë marrëveshje mes Sergi Busquets dhe Barcelonës për të rishikuar pagën. Kapiteni shfaqi dëshirën për të ndihmuar klubin, në mënyrë që të regjistrojë blerjet e reja, pasi nuk katalanasit nuk plotësojnë dot parametrat e La Ligas.

“Mundo Deportivo” raporton se lojtari është pro shtyrjes së pagës, por jo shkurtimit, pasi vetë Busquets, së bashku me shokët e tij të skuadrës, tashmë kishin rënë dakord që sezonin e kaluar të luanin me një pagë 12 për qind më të ulët.

Sezonin e kaluar ai me shokët e tij hoqën dorë nga bonuset. Barcelona tashmë shpreson që të rinovojë kontratën deri në vitin 2023 dhe të ketë mundësinë që t’ ofrojë një pagë më të ulët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, pas kritikave për mungesë të…