Ende nuk ka një datë për fillimin procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se janë në përgatitje e sipër për ecurinë e çështjes së gjykimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por nuk ka përmendur një datë për fillimin e këtij procesi.
Në seancën sotme të radhës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, u tha se janë nxjerrë thuajse dhjetë pako me materiale shtesë që kanë të bëjnë kryesisht me deklarime të dëshmitarëve.
Ndërkaq sa i takon raporteve të ekspertëve, u potencua se numri i tyre është tre por që akoma nuk është përcaktuar ndonjë datë për nisjen e gjyqit.
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, në seancën e sotme në Gjykatën Speciale është shprehur i habitur me zvarritjet që Prokuroria po i bën rastit.
Kurse avokati i Kadri Veselit, Nicho Kaufman, ka pohuar se Prokuroria po i shkel të gjitha rregullat e përcaktuara dhe materialet e dorëzuara pas datës nuk duhet të pranohen.