Ende pa datë gjykimi për rastin e kishës në hapësirën e UP-së
13 shtator 2018
| 21:06
Gjykata Themelore e Prishtinës ende nuk e ka caktuar seancën për kontestin pronësor në mes të Universitetit të Prishtinës si palë paditëse si dhe kishës ortodokse dhe Komunës së Prishtinës në anën tjetër.
Lajmin për “Kallxo.com” e konfirmoi Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
“Lidhur me kërkesën tuaj ju njoftojmë se seanca gjyqësore në kontestin në mes Universitetit të Prishtinës dhe Kishës Ortodokse nuk është caktuar ende”, tha zëdhënësja e Gjykatës.
Kjo seancë nuk është caktuar ende përkundër se padia është bërë rishtazi në muajin nëntor 2017 pasi njëherë ishte konsideruar e tërhequr nga UP.