Ende pa filluar aplikimi për viza, ka rënë nga sistemi faqja e Ambasadës së Gjermanisë

07 tetor 2021 | 19:35

Sot, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka hapë linkun për termine për viza pune në Gjermani

Në njoftimin e kësaj ambasade bëhet e ditur se lista e pritjes për caktimin e terminit për parashtrimin e kërkesës për vizë punë për muajin nëntor, do të hapet në orën 14:00.

“Për terminet që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista e pritjes për termine për muajin tetor është mbyllur. Lista e pritjes për nëntorin do të hapet të enjten, 7 tetor në orën 14:00”, thuhet në njoftim.

Kështu ka shkruar në njoftimin e ambasadës, mirëpo pak para se të bëhet ora e caktuar për termine, sistemi i aplikimit ka qenë i pa qas’shëm.

Arsyet për rënien nga sistemin të linkut të aplikimit për viza pune nuk janë bërë të njohura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e…