Ende pa kaluar 24 orë, ministrja e Jashtme ia huq përsëri në “Twitter”

09 shtator 2021 | 11:46

Dje ishte lajm ngatërrimi i flamujve të Andorës dhe Rumanisë në një “cicërimë” në “Twitter”, si vazhdë e disa huqjeve që ka pasur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në anglishten e tyre të transmetuar. Por, ende pa kaluar 24 orë, vjen huqja e radhës.

Teksa ngushëllon familjet e viktimave të zjarrit që kishte shpërthyer në Spitalin e Tetovës, ministrja Gërvalla tregon për komunikimin që ka pasur me homologun e saj Bujar Osmani. Mirëpo, në “tagg”-un e bërë, Gërvalla ka përfshirë një Bujar tjetër dhe jo atë të duhurin.

May be an image of 1 person and text that says 'Donika Gërvalla-Schwarz @gervallaschwarz With great sorrow we received the news about the fire in the hospital of Tetovo. Our thoughts today are with the people of especially with the families of the victims. I have also expressed my deepest condolences to my colleague @Buja_ stands with and is ready to help. 11:12 AM- Sep 9, 2021 Twitter for iPhone'

Bujar Osmani, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, ka llogarinë e tij nën “tagg”-un të krijuar si “Bujar_O”, kurse Gërvalla e ka bërë “BujarO”, që me një klikim të dërgon në profilit e krejt dikujt tjetër.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania mori një fitore të thjeshtë 0-4 ndaj Islandës, por…