Ende pa kaluar java, “300 afirmime pozitive për fëmijë” u bë best seller
11 korrik 2023
| 09:32
Ende pa kaluar java e parë pas daljes nga shtypi, libri më i ri i Antigona Behramit, “300 afirmime pozitive për fëmijë”, në Kosovë dhe Shqipëri nga librarët është shpallur best seller.
Tri ribotime për tri ditë me radhë prej mijëra copësh, të gjitha të shitura. Tash po rishtypet për herë të katërt. Autorja e këtij libri, Antigona Behrami, në rrjete sociale ka njoftuar se shumë shpejt të interesuarit, të cilët kanë bërë porosinë e librit, do të furnizohen sapo t’i dërgohen ekzemplarët nga botuesi.