Ende pa u publikuar, kënga e Adele shënon sukses
06 tetor 2021
| 16:42
Adele ka zbuluar një copëz nga kënga e saj e re, e cila lançohet pas gjashtë vitesh mungesë.
Në postimin e këngëtares, një klip i shkurtër 21-sekondësh bardhezi, ajo vendos një kasetë, e cila mban emrin e projektit “Easy on Me”.
Më pas, luajnë disa nota instrumentale në piano që shfaqin vetëm pak nga kryevepra që mendohet të jetë.
Sipas postimit, kënga do të publikohet më 15 tetor, e më pas do të publikohet albumi i saj.
Në bazë të posterave dhe projeksioneve që janë shfaqur në vende të ndryshme të botës, albumi do të mbajë titullin “30”.
Vetëm klipi i publikuar në “Twitter” e “Instagram” ka marrë mbi 6 milionë shikime në vetëm një orë nga publikimi. Pritjes së gjatë të admiruesve të Adele po i vjen fundi.