Ende po e pres përplasjen e parë Vjosa Osmani – Albin Kurti
28 prill 2023
| 08:38
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7, se presidentja nuk është palë në debatin ditor politik dhe i takon asaj të tregojë unitet.
Abdixhiku thotë se në këto kohë përplasjesh të mëdha idesh, është koha që presidentja Vjosa Osmani të flasë.
“Ende po e pres përplasjen e parë të presidentes me kryeministrin”, tha ai.
“Në këtë kohë të temave të mëdha ajo duhet të tregojë unitet dhe të flasë. Hajde këto temat e mëdha, po për shëndetësi të paktën, ose për arsim. Pse nuk e ngrit zërin”, shtoi ai.