‘Ende presim ta shohim një takim të presidentes apo kryeministrit me administratën amerikane’

19 prill 2022 | 19:49

Analisti Ilir Ibrahimi është shprehur i shqetësuar lidhur me raportet në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se tre senatorë shumë të rëndësishëm amerikanë vizitojnë Beogradin vetëm pak ditë pasi ambasadori i Serbisë pritet nga presidenti Biden.

Ibrahimi thotë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti ende nuk kanë arritur që të sigurojnë një takim të rëndësishëm me amerikanët.

“Ndërkohë Prishtinën e vizitojnë zyrtarë të rangut të ulët për të sjell mesazhe dhe ende presim ta shohim një takim domethënës të presidentes apo kryeministrit me administratën amerikane. ‘Qofsha i gabuar’ por diçka nuk është në rregull. Ose atë epitetin populli ma pro amerikan në botê e kemi pas për hajgare, ose diçka e kemi prish punën. Jam i hapur për ide nga akademikët e Facebook të ma japin ndonjë ide se çka po ndodh”, ka shkruar Ibrahimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forumi Politik për Ballkanin e ka nderuar me titullin 'Ambasador…