
Ende s’janë zgjedhur prorektorët e UP-së
14 shtator 2020
| 08:27
Brenda pak ditësh njëri do ta lë e tjetri do të vendoset në zyrën e rektorit. Krejt kjo do të ndodhë pasi që Marijan Dema do të pasohet në krye të Universitetit të Prishtinës nga Naser Sahiti. Por, ky i fundit nuk ka akoma stafin me të cilin do ta menaxhojë për katër vite universitetin më të madh publik.
Ndonëse emrat e prorektorëve nuk janë votuar akoma në Këshillin Drejtues, Sahiti ka përgatitur propozimet e tij. E të gjithë këta emra do ta kenë për herë të parë këtë pozitë.