Ende s’ka marrëveshje në mes të Galatasaryt dhe Norwichit për Rashicën

19 korrik 2023 | 16:56

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës në Futboll, Milot Rashica, ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij dhe ende është duke i vazhduar pushimet.

Galatasary po planifikon ta blejë anësorin “dardan”, por ende nuk ka arritur marrëveshje me klubin anglez Norwich City.

Këto “telashe” i konfirmon edhe trajneri Okan Buruk. “Kërkesa jonë për transferimin e Milot Rashicës dhe negociatat janë duke vazhduar. Ka dallim mes ofertës sonë dhe klubit anglez. Nëse ka zgjidhje, duam ta shtojmë në skuadër”, ka thënë Buruk.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i zyrës në Kosovë të Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog,…