Ende s’ka shifra të konfirmuara të viktimave nga përplasja e trenit në Washington

18 dhjetor 2017 | 20:46

 

Departamenti i policisë në rajonin Pierce County, në Washington, me një komunikatë për shtyp ka bërë të ditur se deri më tani nuk kanë hasur në ndonjë viktimë apo ndonjë të plagosur rëndë si pasojë e aksidentit të trenit.

Sipas departamentit PCSD (Pierce County), çdo informacion rreth viktimave apo të të plagosurve që i referohet këtij departamenti nuk është i konfirmuar, njofton Klan Kosova.

Zyrtarët e Pierce County kanë deklaruar se çdo detaj i ri rreth rastit të aksidentit do të publikohet i konfirmuar, në faqen e tyre zyrtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), mirëpriti lejimin nga banorët e…