Ende të bllokuara pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinjë

26 shtator 2023 | 08:45

Dy vendkalimet kufitare me Serbinë, Bërnjak dhe Jarinjë, vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe gjatë ditës së martë.

Këto dy vendkalime kufitare janë mbyllur që nga 24 shtatori, pas sulmeve terroriste që ndodhën në veri, ku u sulmua Policia e Kosovës, një polic u vra, një u plagos dhe një u lëndua.

Grupe terroriste të armatosura kanë sulmuar policinë mëngjesin e së dielës, pastaj Policia e Kosovës ka reaguar ndaj tyre.

Nga gjuajtjet me armë zjarri tre terroristë janë vrarë, gjashtë janë arrestuar.

Lidhur me sulmet terroriste policia ka sekuestruar arsenal armësh në Zveçan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fshati Banjskë vazhdon të mbetet i bllokuar dhe askush nuk…