Ende të bllokuara rrugët në drejtim të tri pikave kufitare me Serbinë
Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar njofton se vazhdojnë të jenë të bllokuara pikëkalimet kufitare Jarinjë, Merdar dhe Bërnjak.
Ministria e Punëve të Jashtme bën me dije se në territorin e Serbisë, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdar, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova.
Protestuesit kanë bllokuar edhe pikën kufitare në Bërnjak. Nuk është i sigurt për momentin as kalimi i veturave.
“Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit.
Nëse nuk keni hyrë tashmë në Serbi, ju lutemi, mos udhëtoni përmes Serbisë”, thuhet në njoftim. /Epoka e re/