Endo i bashkohet Liverpoolit
Skuadra e Liverpoolit, të premten ka prezantuar përforcimin më të ri. Bëhet fjalë për reprezentuesin e Japonisë, mesfushorin defensiv Wataru Endo.
30-vjeçari i është bashkuar Liverpoolit nga skuadra e Stuttgartit, ku ishte kapiten. Liverpooli ka paguar 25 milionë euro për Endon, i cili me ekipin anglez ka firmosur kontratë deri në vitin 2027 dhe do ta bartë fanellën me numrin 3.
Transferimi i papritur i japonezit tek Liverpooli erdhi pas dështimit për ta siguruar Moises Caicedon apo Romeo Lavian, të cilët iu bashkuan Chelseat.
Endo në prezantimin e tij, ka thënë se me padurim pret të luajë për Liverpoolin dhe se është shumë i lumtur që karrierën do ta vazhdojë në Premier League.
Endo ka qenë pjesë e Stuttgartit në katër edicionet e fundit, ndërsa karrierë në Evropë ka bërë edhe te St.Truideni në Belgjikë. Në 40 ndeshje të luajtura edicionin e shkuar, Endo pati 6 gola e 5 asistime në 40 paraqitje për Stuttgartin.