
Endrick: Zgjodha Realin sepse CR7 është idhulli im
29 dhjetor 2022
| 12:33
Në një intervistë për “Marca”, fenomeni i ri i futbollit brazilian, Endrick, shpjegoi pse zgjodhi Real Madrid.
“Real Madrid është një ekip shumë i madh dhe Vinicius më dërgoi mesazhe që më dhanë më shumë shpresë. Cristiano, i cili është idhulli im, gjithashtu luajti për Real Madrid, Kjo është arsyeja pse zgjodha “Los Blanocs” dhe mendoj se është e drejtë. Zoti ka qenë gjithmonë me mua dhe më ka thënë se kjo është mënyra më e mirë”, tha Endrick, transferimi më i ri i klubit spanjoll.