Endrit Krasniqi largohet nga Drita

06 qershor 2019 | 10:52

Mesfushori Endrit Krasniqi është larguar nga skuadra e Dritës së Gjilanit. Lajmin për largim e ka konfirmuare vetë Krasniqi me anë të një postimi në “Facebook”.

Ai ka thënë se asnjëherë nuk do të harroj kohën e kaluar në ketë skuadër, duke përmendur edhe disa rekorde të arritura brenda dhe jashtë futbollit të Kosovës.

“Pas dy vite fantastike gjatë të cilave isha pjesë e një familje të madhe ‘FC Drita’ dua të falënderoj të gjitha ata të cilët ishin pjesë e kësaj kohe, po ashtu dua të falënderoj dhe njërën prej tifozerive më të mira në Ballkan ‘Intelektualët’, faleminderit për respektin, dashurinë, mbështetjen që asnjëherë nuk kanë munguar. Gjatë dy vite kaluam shumë sfida, gëzime, hidhërime, humbje, fitore po ashtu vendosem shumë rekorde brenda dhe jashtë Kosovës të cilat do të mbahen mend përgjithmonë. Është ardhur koha të largohem nga ju dhe t’iu falënderoj për të gjitha që përjetuam së bashku”, ka shkruar Krasniqi.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollistët e Kosovës kanë paralajmëruar se të premten ndaj Malit…