Endrit Shala e quan koalicionin LV-LDK mashtrues dhe të pabesë

15 mars 2020 | 16:26

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, e ka komentuar votimin e buxhetit mbrëmë nga mazhoranca.

Shala ka thënë se kjo qeveri, ka trafikuar buxhetin duke mos i dhënë mundësi deputetëve të debatonin.

“Kjo qeveri përmes instrumentalizimit të shumicës, e ktheu mashtrimin si instrument edhe në Kuvend, duke i pre pas shpine opozitën, të cilës vetë i kishte kërkuar bisedime për të gjetur zgjidhje. E në anën tjetër, në mënyre tinëzare u futën në seancë dhe votuan mocionin procedural”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në  “Facebook”.

Me këtë veprim, Shala ka thënë se edhe njëherë koalicioni LV-LDK tregoi se sa mashtrues dhe i pabesë është.

Postimi i plotë i Shalës:

Mbrëmë për herë të parë në historinë parlamentare të Kosovës, qeveria trafikoi buxhetin duke mos u dhënë mundësi deputetëve të debatonin.

Kjo qeveri përmes instrumentalizimit të shumicës, e ktheu mashtrimin si instrument edhe në Kuvend, duke ju fut thikë pas shpine opozitës, të cilës vetë i kishte kërkuar bisedime për të gjetur zgjidhje.

E në anën tjetër, në mënyrë tinëzare u futën në seancë dhe votuan mocionin procedural.

Me këtë veprim, ata edhe njëherë treguan se sa mashtrues dhe të pabesë janë.

Ata mbrëmë treguan frikë nga debati, mungesë profesionalizmi si dhe demonstruan që kurdo që kanë mundësi, do t’i shkelin rregulloren e Kuvendit, ligjin dhe Kushtetutën.

Kjo qeveri, e cila qysh në projektligjin e parë që e dërgon ne Kuvend, projektligjin më të rëndësishëm për qytetarët e Republikës së Kosovës, projektligjin e buxhetit, e miratoj atë pa debat dhe pa ballafaqim me opozitën, duke manipuluar dhe shfrytëzuar rrethanat e rënda për shkak të Koronavirusit, shpërfaqi më së miri mentalitetin klandestin, konspirativ të kësaj shumice parlamentare.

Ishte mjerim t’i shihje deputetët e shumicës se si instrumentalizoheshin në nivel të tillë duke u detyruar ta votonin ligjin edhe pa e lexuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK, Memli…