Endrit Shala, Nagavcit: Deputetët duhet të jenë në krye të detyrës, siç janë policët, mjekët e punëtorët tjerë
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, ka thënë se seanca për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti duhet të mbahet.
Ai thotë se kryesia e ka për obligim të caktoj datën dhe orën e mbajtjes se seancës, sepse është kërkesë e mbi 40 deputetëve mbajtja e seancës.
Zyrtari i lartë i Nismës poashtu e ka quajtur skandaloze deklaraten e nënkryetares së Kuvendit, Arberie Nagavci, e cila ka thënë se nuk është e gatshme të rrezikoj jetën për te shkuar në seancë të kuvendit për mocionin e votebesimit të inicuar nga LDK-ja.
“Nenkryetarja e Kuvendit te Kosoves, Arberie Nagavci ka thënë se nuk është e gatshme të shkoj në seancë të Kuvendit me rreziku jetën e saj derisa po kërkojme nga stafi mjekësor, policia, dhe shumë punëtorë të kompanive publike e private të jenë në punë për të shërbyer në këtë situatë”, ka thënë Shala.
Më tutje ai ka thënë se sot në krye të detyrës janë policë, infermierë, mjek, zjarrfikës, ndërsa edhe deputetët duhet të jenë duke përmbushur obligimet e tyre kushtetutese.
“Vetëm KEK-u janë rreth 4000 punëtor në punë. Cka nëse të gjithë ata nesër e ndjekin shembullin e frikës sikur VV dhe nuk shkojnë në punë. A do kemi rrymë, apo a do të kemi siguri e shërbime tjera mjekësore e produkte emelementare për jetë”, ka shtuar ai.
Shala ka thënë se pret nga kryesia e Kuvendit të krijoj kushte dhe Brenda afatit kushtetues të caktojë orën e mbajtjes së seancës ashtu siç i obligon Kushtetua e vendit.