Endrit Shala nuk i shfrytëzon resurset shtetërore për fushatë (Foto)
11 shtator 2019
| 16:48
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në detyrë , Endrit Shala, nuk është duke i shfrytëzuar beneficionet e shtetit. Kjo që kur Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit.
Shala është duke u shërbyer me veturën e tij private, ndërsa atë të ministrisë, e ka lënë në parking duke mos krijuar shpenzime për shtetin.
Vetura “Audi Q7” me të cilën ai ishte vozitur në kohën sa ishte në krye të MTI-së, po qëndron në parkingun e ministrisë. /KK/