Endrit Shala viziton degën e Nismës Socialdemokrate në Gjakovë
Zyrtari i lartë i Nismës Socialdemokrate, njëherësh ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka vizituar të premten degën e kësaj partie në Gjakovë ku është pritur nga udhëheqja e kësaj dege, kryetari Fazli Hoxha.
“Sot pata nderin të pres në Gjakovë, ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, me të cilin diskutuam për punën dhe angazhimin e Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, fuqizimin dhe zgjerimin e saj edhe më të madh si subjekt politik”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se gjithashtu në këtë takim, kanë biseduar edhe për tema të tjera në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, që janë në dobi të qytetarëve “rritja e prodhimit vendor, hapja e vendeve të reja të punës dhe zhvillimi ekonomik i vendit”.