Endrit Shalës në Hajvali: Së bashku mund ta bëjmë Kosovën Fituese, veçVEPRA
Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-NISMA, Endrit Shala, ka zhvilluar një tubim në Hajvali, ku ka mbledhur qytetarët për të diskutuar për sfidat dhe zhvillimet e ardhshme të Kosovës. Gjatë fjalës së tij, Shala ka theksuar rëndësinë e veprimit konkret për të rikthyer shpresën dhe dinjitetin në jetën e qytetarëve, pas katër vitesh stagnimi. Ai u zotua se me përkushtim dhe angazhim, Kosova do të jetë vendi që i meritojnë qytetarët e saj.
Endrit Shala bart numrin 22 në listën për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Postimi i Plotë:
Intelektualët për Kosovën Fituese 137 !
Kosova ka kaluar sfida të mëdha, por ëndrra për një të ardhme më të mirë është e gjallë. Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për dijen dhe vizionin e intelektualëve për ta çuar vendin përpara. Pas katër vitesh stagnimi dhe degradimi, është koha për veprim, për të kthyer shpresën dhe dinjitetin në jetën e qytetarëve. Së bashku mund ta bëjmë Kosovën Fituese me #veçVEPRA !
E. SH
#veçVEPRA #PërKosovënFituese137 #NISMASocialdemokrate #NISMA #AAK #AAKNISMA137 #FatmirLimaj2 #EndritShala22 #zgjedhje2025 #Malisheva